Me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, shtetasi i Maqedonisë, A.A. (19), është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin se më 8 korrik 2025, në Beograd, është përpjekur t’ia marrë jetën N.A.
Siç mëson agjencia “Tanjug”, personi i dëmtuar N.A. është Nenad Alajbegoviq, i njohur si Alibeg, ish-udhëheqës i tifozëve të klubit “Partizani”, i cili ishte qëlluar me disa plumba.
I dyshuari ngarkohet me veprën penale të tentim-vrasjes, si dhe me veprën penale të prodhimit, posedimit, mbajtjes dhe tregtimit të paautorizuar të armëve dhe lëndëve shpërthyese, njoftoi Prokuroria e Lartë Publike në Beograd.
Dyshohet se më 8 korrik të vitit të kaluar, në rrugën “Narodnih Heroja”, A.A. ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të N.A., i cili në atë moment ndodhej brenda automjetit të tij.
Më shumë për këtë
Arrestohet 39-vjeçari në Tetovë, prishi rendin publik me sjellje agresiveMaqedoni · 5 ditë më parë
Kërcënoi se do të vriste Trumpin, arrestohet 26-vjeçari venezuelian pranë Shtëpisë së Bardhë: “Zërat më urdhëruan”Lajme · 1 javë më parë
Arrestohet një shtetas i Taxhikistanit në Tetovë, dyshohet për falsifikim dokumenteshMaqedoni · 2 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












