Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Mali i Zi planifikon paga minimale deri në 1.400 euro nga viti 2027 dhe heqjen e kontributeve pensionale

Mali i Zi planifikon paga minimale deri në 1.400 euro nga viti 2027 dhe heqjen e kontributeve pensionale

Nga 1 janari i vitit 2027, Mali i Zi planifikon të heqë plotësisht kontributet për sigurimin pensional dhe të rrisë pagat minimale neto në shuma prej 1.000 deri në 1.400 euro, në varësi të nivelit të arsimit që kërkohet për vendin e punës. Bëhet fjalë për një reformë të madhe ekonomike të propozuar nga qeveria e kryeministrit Millojko Spajiq, raportojnë mediat rajonale.

Sipas propozimit të Qeverisë, paga minimale neto për vendet e punës që kërkojnë arsim fillor ose më të ulët do të rritet nga 600 në 1.000 euro. Për pozitat që kërkojnë arsim të mesëm, paga minimale do të rritet nga 600 në 1.250 euro, ndërsa për ato që kërkojnë arsim të lartë, nga 800 në 1.400 euro.

Kjo do të thotë se paga minimale për vendet e punës që kërkojnë arsim të mesëm do të jetë më shumë se dyfish më e lartë se aktualisht, ndërsa për pozitat që kërkojnë arsim të lartë do të rritet për 600 euro.

Që në shtator, Qeveria miratoi një paketë propozim-ligjesh të quajtur „Modeli Euro“, ndërsa Spajiq, edhe pas takimit të fundit me punëdhënësit, të mbajtur më 11 nëntor, mbeti i vendosur në shumat e paralajmëruara të pagave dhe në datën e fillimit të reformës.

Lexo edheALTA Banka lehtëson kufizimet, kompanitë mund të paguajnë pagat dhe kontributet

Shumat do të përcaktohen në bazë të nivelit të arsimit që kërkohet për një vend të caktuar pune dhe jo vetëm sipas diplomës që posedon punonjësi.

Një tjetër ndryshim i madh ka të bëjë me kontributet për sigurimin pensional dhe invalidor. Norma e tyre, e cila aktualisht është 10 për qind e pagës bruto, sipas propozimit të Qeverisë do të ulet në zero. Shuma që aktualisht ndahet për sigurimin pensional do të kalonte kështu në të ardhurat neto të punonjësve.

Kryeministri Spajiq si shembull përmend një punonjës për të cilin punëdhënësi aktualisht shpenzon 1.980 euro, ndërsa punonjësi merr 1.600 euro neto. Sipas përllogaritjeve të tij, pas reformës, me të njëjtën kosto për punëdhënësin, punonjësi do të merrte 1.870 euro neto.

Pagesa e pensioneve do të vazhdonte të garantohej nga shteti, por financimi i sistemit pensional do të duhej të sigurohej nga burime të tjera të të ardhurave buxhetore. Mali i Zi tashmë i ka hequr kontributet për sigurimin shëndetësor.

Edhe pse Qeveria ka miratuar projektligjet dhe ka paralajmëruar fillimin e zbatimit më 1 janar 2027, për realizimin e reformës nevojiten edhe vendime përkatëse parlamentare.

Pritet që diskutimi për financimin e reformës dhe pasojat e saj të jetë një nga temat kryesore gjatë miratimit të buxhetit të Malit të Zi për vitin 2027.

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme