Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku është diskutuar për zhvillimet aktuale politike, marrëdhëniet dypalëshe dhe sfidat e përbashkëta, informon tetova1
Në këtë takim, Kasami ka qenë së bashku me bashkëkryetarin tjetër të VLEN-it, Izet Mexhiti.
Kasami ka bërë të ditur se angazhimi i tyre do të vazhdojë me synimin për forcimin e lidhjeve me Shqipërinë dhe Kosovën, në interes të popullit.
Postimi i plotë:
Lexo edheKurti takohet me Magyarin, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit Kosovë–Hungari“Në takim me kryeministrin Edi Rama, bashkë me Izet Mexhitin, diskutuam për çështjet aktuale politike, marrëdhëniet dypalëshe dhe sfidat para nesh.
Vazhdojmë ta bëjmë punën tonë me përkushtim, për lidhje më të forta me Shqipërinë dhe Kosovën, në interes të popullit tonë”, ka përfunduar Kasami./tetova1.mk


Më shumë për këtë
Izet Mexhiti takohet me Halil Kastratin, synojnë ndërtimin e shkollës për 200 fëmijë me nevoja të veçanta në ÇairMaqedoni · 5 ditë më parë
Shasivari në Berlin takon përfaqësuesit e mërgatës: Diskutime për sfidat dhe bashkëpunimin me institucionetMaqedoni · 1 javë më parë
Bilall Kasami nderon veteranët e arsimit me rastin e 22 NëntoritMaqedoni · 23 orë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












