Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Ulje drastike e çmimeve të naftës dhe benzinës në Maqedoni!

Ulje drastike e çmimeve të naftës dhe benzinës në Maqedoni!

Nga mesnata, nafta do të lirohet për 3.5 denarë, ndërsa benzina për 2 denarë për litër, ka vendosur Komisioni Rregullator për Energjetikë.

Me vendimin e ri, një litër naftë (Eurodizel) do të kushtojë 88.5 denarë, benzina Eurosuper 95 do të shitet me çmim prej 82 denarësh, ndërsa Eurosuper 98 do të kushtojë 84 denarë.

Për 2.5 denarë do të lirohet edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri, i cili do të kushtojë 98 denarë për litër.

Ulja mesatare e çmimeve të derivateve të naftës është 2.28 për qind dhe vjen si pasojë e rënies së çmimeve në bursat botërore.

Lexo edheNga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Në përllogaritje janë përfshirë edhe masat e Qeverisë për uljen e TVSH-së për naftën, si dhe uljen e akcizave për benzinën dhe naftën.

Çmimet e reja hyjnë në fuqi më 24 nëntor, një minutë pas mesnatës.

Më shumë për këtë

Ulen çmimet e naftës dhe benzinës në Maqedoni, Shqipëri dhe KosovëMaqedoni · 2 javë më parëLirohen çmimet e derivateve të naftësMaqedoni · 7 ditë më parëÇmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnataMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme