Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Mexhiti për kreditë e shpejta: Mbi 200 milionë denarë pritet t’u kthehen qytetarëve

Mexhiti për kreditë e shpejta: Mbi 200 milionë denarë pritet t’u kthehen qytetarëve

Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, ka njoftuar se kontrollet ndaj shoqërive financiare që ofrojnë kredi të shpejta kanë sjellë masa konkrete, duke paralajmëruar vazhdimin e luftës kundër kredive të shpejta dhe kumarit. Përmes një postimi, Mexhiti bëri të ditur se janë kontrolluar 27 shoqëri financiare, ndaj të cilave janë shqiptuar 18 masa inspektuese. Sipas tij, qytetarëve pritet t’u kthehen nga 140 deri në 200 milionë denarë, ndërsa për shkeljet e konstatuara janë paraparë edhe gjoba deri në 100.000 euro.

“Beteja kundër kumarit dhe kredive të shpejta vazhdon me vendosmëri. Qëllimi ynë është i qartë, të mbrojmë familjet, të ardhurat dhe mirëqenien e qytetarëve nga praktikat që i rëndojnë financiarisht. Kontrollet e realizuara në shoqëritë financiare kanë sjellë rezultate konkrete: -27 shoqëri financiare të kontrolluara; -18 masa inspektuese të shqiptuara; -140 deri në 200 milionë denarë që pritet t’u kthehen qytetarëve; -Gjoba deri në 100.000 euro. Nuk do të lejojmë që varësia nga kumari apo nevoja për para të shpejta të shfrytëzohen në dëm të qytetarëve. Paratë dhe dinjiteti i qytetarëve meritojnë mbrojtje. Ne do të vazhdojmë të veprojmë me kontrolle, përgjegjësi dhe zbatim të ligjit, pa përjashtim!”, shkroi Mexhiti.

Më shumë për këtë

Qytetarët të kontrollojnë llogaritë bankare: Deri më 30 nëntor pritet kthimi i TVSH-së!Maqedoni · 1 javë më parëDauti: Kapet shtetasi serb me një milion cigare kontrabandë në Bogorodicë, vlera 9 milionë denarëMaqedoni · 1 ditë më parëIRL: “Burra me të zeza“ në kërkim të borxheve të kredive të shpejta, dëshmi tmerruese nga viktimat e këtyre rasteveMaqedoni · 8 orë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme