M.M., banori 52-vjeçari i fshatit të Gostivarit Toplicë është privuar nga liria pasi që ishte paraqitur për sulm fizik ndaj bashkëshortes. Nga SPB Tetovë informuan se M.M. dje rreth orës 14 nëpunës policorë nga Departamenti policor Gallatë e privuan nga liria personin i cili ishte me shëndet të përkeqësuar mendor.
“Paraprakisht, babai i tij ka paraqitur se rreth orës 12:30 në shtëpinë familjare e ka sulmuar fizikisht gruan e tij 42-vjeçare, duke përdorur një objekt të mprehtë dhe duke i shkaktuar lëndime. Pasi iu dha ndihma në spitalin e Gostivarit, për shkak të seriozitetit të lëndimeve, gruaja pa ndjenja është transferuar në Kompleksin e Klinikave ‘Nëna Terezë’, ku iu lpnmstatuan lëndime të rënda trupore dhe është mbajtur për trajtim” – thotë zëdhënës i SPB-së Tetovë, Fatmir Rexhepi.
Ai sqaron se gjatë privimit, i dyshuari ka rezistuar dhe sulmuar fizikisht nëpunësit policorë dhe ka lënduar njërin prej tyre. Prokurori publik është njoftuar për ngjarjen, ndërsa M.M. është dërguar në Spitalin çsikiatrik – Shkup. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal përkatës.
M.M. rreth mesditës pritet të nxirret para gjyqtarit për procedurë paraprake në Gjykatën themelore të Gostivarit rreth mesditës.
Lexo edheE përndiqte 38-vjeçaren nga Tetova dhe e kërcënonte se do t’ia merrte fëmijët, arrestohet 49-vjeçari nga GostivariProkuroria publike njoftoi sot se po ndërmerren të gjitha veprimet për mbledhjen urgjente të provave për rastin, në përputhje me procedurën e përcaktuar për koordinim dhe veprim urgjent mbi raportimet për dhunë në familje.
“Janë përfshirë edhe nëpunës policorë dhe Qendra për punë sociale”, theksojnë nga PPRMV.
Kualifikimi juridik i veprës, si cekin nga prokuroria, do të caktohet në pajtim të dëshmive.
Më shumë për këtë
Arrestohet 55-vjeçari nga Tetova, dyshohet se sulmoi bashkëshorten pas një grindjejeMaqedoni · 3 ditë më parë
Arrestohet pronari i televizionit ‘Informer’ në Serbi, Dragan VuçiqeviqRajon · 3 ditë më parë
Arrestohet tetovari i dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortesMaqedoni · 4 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.













