“Sot në Zajazin tim shfrytëzova të drejtën demokratike të votës për të lënë gjurmë kontributi në trasimin e së ardhmes europiane.
Me votën tonë kemi shansin historik të vulosim njëherë e përgjithmonë orientimin tonë euro-amerikan, t’i themi JO Rusisë, PO Europës!
Andaj, ju ftoj të gjithëve që të votoni për fitoren e madhe të kauzës sonë europiane!
Uroj proces të mbarë zgjedhor, në frymë plotësisht demokratike dhe europiane!”, ka thënë Ali Ahmeti.