Maqedoni

Rijad Shaqiri nga VLEN: KSHZ konfirmoi denoncimin për mbushje kutive dhe tren bullgar në Likovë

Autori

Autori

Portali Tetova

April 30, 2024, 11:04

Rijad Shaqiri nga koalicioni VLEN, ka deklaruar KSHZ e ka konfirmuar denoncimin e tyre për mbushjen e kutive dhe trenin bullgar në komunën e Likovës.

“Për vendvotimin 1112/1 u vërtetua se edhe përkundër faktit që dy vota kanë munguar dhe kërkesës së komisionerit përprishjen e vendvotimit, nuk ishte aprovuar një gjë e tillë, anipse faktet ishin. Akterit të këtij akti që cenoi rëndë demokracinë, shoferit të Sadulla Durakut, iu zunë fletvotime në xhep. Ato ishin fletëvotimet që dje kur u hap kutia, u vërtetua se mungonin në ditën e zgjedhjeve. Ky nuk është vetëm një rast i izoluar në Likovë, ani pse është tashmë i faktuar këtu. Ky në fakt është fenomeni dhe skema e BDI-së që kush e di në sa vendvotime është futur në funksion. Reagimet në këtë drejtim të institucioneve që do duhej të përkujdeseshin për mbarëvajtjen e një procesi siç i ka hije në demokraci, kanë qenë inekzistente. Por, kur ke institucione të kapura nga krimi e kriminelët nuk ka se si të jetë ndryshe”, deklaroi Rijad Shaqiri nga VLEN. Ky rast në Likovë, tha ai, na tregon se është cenuar thellë demokracia dhe përmes këtyre metodave klandestine është dëmtuar thellë procesi zgjedhor duke u deformuar kështu vullneti qytetar, që qartazi ishte zë për ndryshim, zë për ndëshkim të keqqeverisjeve. “BDI ka humbur toruan. Nuk ka mjet që kursen për të arritur qëllimin që të qëndrojë në pushtet. Por, unë nga këtu, fillimisht ju bëj thirrje organeve të rendit e të gjitha organizatave monitoruese të zgjedhjeve që të veprojnë, sa më parë e sa më shpejt. Mosveprimi në këtë rastësisht shkelje e rëndë e demokracisë në vend, është humbje e kuptimit të zgjedhjeve si proces i shenjtë në demokraci”, tha më tej Shaqiri.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë

Më shumë nga kategoria

hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot_2-1-780x470
Rikthimi i nxënësve në bankat shkollore shton frikën e përhapjes së shpejtë të viruseve
Screenshot_1-1-780x470
Banorët e Bllacës ankohen për mungesë transporti publik, për më shumë se një vit
ewfefewfewfew
Miteva: Filipçe ka paraqitur pronë më të madhe si deputet sesa kur ka qenë ministër
Ministri-italian-kulture
Emëroi të dashurën këshilltare, dorëhiqet ministri italian i Kulturës pas publikimit të skandalit
kercove-gostivar-768x437-1
Autostrada Ohër-Kërçovë që u nis në 2014, gati në fund të 2026

DIASPORA