Bashkimi Demokratik për Integrim tha se ka dështuar plani i Vuçiqit dhe qeverisë monoetnike për ekstradim të ushtarit të UÇK në Serbi dhe shtoi se, Mexhiti dhe Taravari kanë mashtrur opinionin public se është liruar Blerim Ramadani.
“Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që dështoi plani i Vuçiqit dhe qeverisë monoetnike për ekstradim të ish ushtarit të UÇKsë Blerim Ramadani nga Kosova i cili po përndiqet me urdhër të qeverisë serbe dhe ishte arrestuar në Shkup.
Mexhiti dhe Taravari, humbës të zgjedhjeve dhe vazalët e të preferuar të VMROsë, u krekosën që e kanë liruar Blerim Ramadanin, duke e mashtruar opinionin shqiptar.
Mickovski dje tha që Mexhiti e Taravari as nuk e kanë hap gojën në qeveri për Blerim Ramadanin dhe që nuk ka dëgjuar se janë lavdëruar për “lirimin” e tij.