Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi është zotuar se derisa ky koalicion është pjesë e shumicës, asnjëherë nuk do të mund të kalojë ligji I LSDM-së për “branitellat”, pa u rregulluar në mënyrë ligjore edhe statusi i UÇK-së.
“ Derisa ne jemi aty, ky ligj ose do të shkojë në pako bashkë me zgjidhjen e statusit të ushtarëve të UÇK-së, familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës ose nuk ka asnjë shansë për të kaluar. Është vetëm një mundësi për të kaluar, nëse BDI ka future në skenarë edhe Ilire Dautin që e ka plotësisht mundësinë për ta ndaluar këtë ligj në komision. Në rast e ka future në skemë atëherë do të kalojë në komision dhe do të vazhdojë procedimi. Por, ky ligj asnjëherë nuk do të kalojë”, tha Azizi për gazetën LAJM.
Më shumë për këtë
Minçev: Administrata shtetërore do të riorganizohet përmes një ligji të ri, që kërkon shumicë prej dy të tretashMaqedoni · 24 orë më parë
Adnan Azizi: 12 vjet rrugëtim politik, nga Lëvizja Besa te VLEN – të njëjtat ideale për gjuhën dhe arsimin shqipMaqedoni · 2 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











