Uncategorized

Historia e Hoxhës dëshmor: Nuk është obligim Xhumaja, por çlirimi i vendit

Autori

Autori

Portali Tetova

September 29, 2024, 04:09

“Nuk është obligim xhumaja, por çlirimi i vendit”, historia e Hoxhës dëshmor i cili e mbylli xhaminë e Petrovës gjatë luftës për t’iu përgjigjur çlirimit të vendit

“Një ditë prej ditëve, në kohën e luƒtës, në fillimin e nëntëdhjetë e tetës Hoxhë Fadil Rashiti në Petrovën e Shtimes, hip në minber dhe xhamia përplotë me xhematë, ju thotë: o të dashurit e mi, nga sot nuk është obligim xhumaja dhe ngritën në këmb krejt xhemati, i thonë ne të kemi dasht e të kemi shkollu, ti vjen edhe na thu që nuk është obligim xhumaja?!

Thotë vallahi nuk është obligim xhumaja, obligim është mësimet që m’i ka dhënë Zoti mua me ju thanë juve: “që nga ky moment nuk është obligim xhumaja, është obligim me ju përgjigj lirimit të vendit”

Thotë vallahi, jo unë, po edhe nuk guxon Hoxhë me ardhë ktu, nuk guxon hoxhë, edhe prej atij momentit nuk është falë xhumaja deri në lirim.

S’ka mujt ai me ardhë me hy për së dyti, sepse është vra, ka ra dëshmor”, tregon Hoxhë Fidaim Fazliu

Kush ishte Fadil Rashiti

Fadil ef. Rashiti ishte imam në xhaminë e fshatit Petrovë të komunës së Shtimes dhe njëkohësisht absolvent në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë. Ai lindi më 9 janar 1975 në fshatin Petrovë, ndërsa arsimimin e filloi në shkollën fillore “Bajram Curri” në vendlindje, duke vazhduar më pas shkollimin në Medresenë “Alaudin” në Prishtinë.
Më pas, Fadil Rashiti, vijoi mësimet në Fakultetin e Studimeve Islame (FSI) në Prishtinë në vitin 1998. Ai ka punuar imam i xhamisë në Petrovë gjatë viteve 1993-1998.
Në mars të vitit 1998, duke parë situatën e rënduar në të gjithë Kosovën, ai vendosi t’i bashkohej Ushtɾisë Çliɾiɱtaɾe të Kosovës. Ka qenë ushtaɾ aktiv në Krojmir të Lipjanit në Brigadën “Ahmet Kaçiku”. Pas një kohë qëndrimi në pikën e Krojmirit, ai do të kalonte në fshatin Rrancë të komunës së Shtimes, për të formuar një pikë të re të Zonës Operative të Nerodimes. Kontributi i tij në këtë pikë ishte i pakontestueshëm. I veshur me uniformë të UÇK-së, Fadil ef. Rashiti, namazin e xhumasë së parë e fali në shtabin e kësaj pike në Rrancë. Fadili Rashiti ka qenë pjesëmarrës në shumë beteja në grykën e Carralevës.
Foɾcat seɾbe, të trishtuara nga veprimet e ushtarëve çliɾimtarë në këto anë, sidomos nga fundi i shtatorit 1998, kishin marrë ofensivë për të depërtuar në zonat malore, ku ishin të përqendruara forcat e UÇK-së, veçanërisht në fshatin Jezercë të Ferizajt. Kjo ofensive, Fadilin me shumë shokë, Emrush ef. Sumën, Basri ef. Topallin, Kadri Ademajn etj., do t’i gjente të sistemuar nëpër istikame në kuadër të brigadës “Ahmet Kaçiku”.
Pas kësaj beteje, Fadili me disa shokë, shkuan në Shqipëri për t’u furnizuar me aɾɱë. Mirëpo, me datën 14 dhjetor 1998, duke u kthyer me aɾɱatim nga Shqipëria, në kufirin artificial Kosovë-Shqipëri, në Gorozhup, Fadili ra dëshɱor, së bashku me komandantin Mujë Krasniqin – Kapuçin dhe me bashkëluftëtarë të tjerë.
Fadil efendiu është vaɾɾosur në Marinë të Skenderajt, ku është ngritur lapidari i përbashkët për të rënët në Gorozhup.

Marrur nga Hutbeja e Hoxhë Fidaim Fazliu dhe M.Sc. Agron Canolli / Dituria Islame 386-387

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
wqfqfwqfwq
Bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë, reagojnë Dardanët: Turpi do të jetojë përjetë, Kosova nuk do ta falë
Balotelli-derby-della-madonina-780x439-1
Balotelli parashikon rezultatin e Derby della Madonnina
Champions-League-cup-2
Manchester City – Inter, derbi i Championsit sonte

Më shumë nga kategoria

Balotelli-derby-della-madonina-780x439-1
Balotelli parashikon rezultatin e Derby della Madonnina
Champions-League-cup-2
Manchester City – Inter, derbi i Championsit sonte
Screenshot-2024-09-14-131704-750x430
Liga e parë e futbollit/ Në Çair “Super Derbi” Shkupi – Shkëndija!
egrgre
Goli i Enis Bardhit, në garë për më të mirin në UEFA Nations League 2024
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_0740
Xhensila Myrtezaj vetëm pranë këtij personi po e gjen qetësin
IMG_0738
MPJ: Nuk ka shtetas të RMV-së që kanë kërkuar ndihmë ose evakuim nga Libani
IMG_0737
Ahmeti takon ambasadorin francez Le Rigoleur: BDI garantues i rrugës europiane të vendit
pensionistet
Pensionistët nga nesër do të marrin pensionet me rritje prej 2.500 denarë
IMG_0726
100 ditëshi i VLEN-it shumë premtime parazgjedhore, pak realizime
IMG_0725
Të detyruar sepse nuk kanë shkollë, filloristët në Çashkë fillojnë mësimin në mekteb të xhamisë

DIASPORA