Rajon

Gazetari malazez thotë Republika e Kosovës, Vuçiq nervozohet dhe i drejton gishtin: Mos më ndërprisni

Autori

Autori

Portali Tetova

October 9, 2024, 09:10

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur dje para gazetarëve në Mal të Zi, aty ku po merrte pjesë në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione që u mbajt në Tivat.

Ai u shfaq nervoz kur një gazetar i televizionit të Podgoricës e pyeti për situatën me Kosovën duke përdorur termin “Republika e Kosovës”, duke i renditur atij se çfarë kishte ndodhur që nga ardhja e SNS në pushtet.

“Faleminderit që e bëtë këtë. Po të mos e kishit bërë, shumë do të dyshonin në fjalët e mia. Kështu u bindën të gjithë se sa të drejtë kam unë. Nuk ka Republikë të Kosovës, nuk ekziston sipas të drejtës publike ndërkombëtare” tha Vuçiq dhe vazhdoi:

“Nuk ekziston sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, nuk ekziston sipas Rezolutës 1244. Nuk më shqetëson fakti që ju gëzoheni dhe doni të provokoni qëllimisht duke thënë Republika e Kosovës, imagjinoni që po flas për “Republika e Gusinjes” apo “Republika e Pljevljes” nuk do të flas kështu sepse nuk ekziston”, tha Vuçiq.

Kur gazetari filloi t’i përgjigjej Vuçiç filloi të tundte gishtin:

“Mos më ndërprisni, hej, ngrihuni pak, ngrihuni pak dhe mos më ndërprisni, se unë dëgjova me kujdes gjithçka. Pra, ne kemi vërtetuar se ju nuk e mbështesni rezolutën 1244 dhe Kartën e OKB-së. Ne kemi vërtetuar se ju përkrahni ndarjen e Republikës së Serbisë dhe lëvizjet separatiste në territorin e Serbisë. Nuk do të ketë ndryshim qëndrimi. Sa për kartat e identitetit dhe gjithçka tjetër, unë jam i kënaqur për të gjitha. Ne kemi qenë gjithmonë për tregtinë e lirë, fluksin e mallrave, kapitalit, shërbimeve, gjithçka. Nuk ka të bëjë me statusin shtetëror-juridik”, tha Vuçiq.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2712
Vëzhguesi i UEFA-s, tregon se kur do të merret vendimi për sfidën Rumani-Kosovë
IMG_2565
Sejdini njofton tërheqjen nga posti i kryetarit të FFM-së: 7 vite më të suksesshme në historinë e futbollit të RMV-së
IMG_2523
Maqedonia mbyll me fitore garat në grup, mund edhe Ishujt Faroe
IMG_2061
Zhgënjen Shqipëria U-19, mposhtet me rezultatin 6-0 nga Izraeli
bastet turqi1
Skandal BASTESH në Turqi, pjesë e skemës MAFIOZE edhe klube nga Maqedonia!

Më shumë nga kategoria

IMG_2061
Zhgënjen Shqipëria U-19, mposhtet me rezultatin 6-0 nga Izraeli
bastet turqi1
Skandal BASTESH në Turqi, pjesë e skemës MAFIOZE edhe klube nga Maqedonia!
IMG_1881
Sulmuesi i Shqipërisë po bëhet baba, e zbulon gjininë e foshnjës në ”Air Albania” (Video)
IMG_1825
Milenko Nedellkovski emërohet drejtor ekzekutiv në KF “Vardar”, tifo grupi “Komitët” kundër këtij vendimi
a9f85968-75d6-431c-ae13-1215c4e24120
Shkupjani Feta Fetai: Ëndrra e çdo fëmije shqiptar është të luajë me Kombëtaren!
IMG_1722
Maqedonia, grumbullimi dhe përgatitjet për sfidat e nëntorit
IMG_1501
Austri/ Lavdrim Rexhepi nga Kumanova shënoi fitore me nokaut
IMG_1497
Ndeshja numër 100 me Granadën, Uzuni: Lider në fushë, punoj për të gëzuar tifozët
IMG_1138
Shorti në Ligën e Kombeve për femra, Kosova në grup me Maqedoninë e Letoninë
IMG_3134
Qeveria do t’i japë naftë nga rezervat shtetërore Qytetit të Shkupit, pritet rikthimi në qarkullim i autobusëve
IMG_3124
ESHS: Paga mesatare neto në muajin shtator ka qenë 41.585 denarë
IMG_3114
“Rrugës së Butiqeve” në Tetovë i kthehet pamja e vjetër, gjatë ditës do të mbyllet për makinat
IMG_3088
Nëna e 14-vjeçarit të vrarë në Tiranë: Ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ia morën të dyja
IMG_3075
“Më bërtiti gruaja, nuk ia ndërrova gomat e veturës”, thotë zv/kryeministri Fetai para ambasadores Ageler
IMG_3061
Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë lëshon urdhërarrest për kryeministrin Izraelit, Benjamin Netanyahu