Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se nuk e ka parë letrën e dërguar nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti lidhur me vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndikimin e tyre në kohezionin ndëretnik, por theksoi se duhet kushtuar vëmendje çdo letre të çdo qytetari.
“Jo, nuk e kam parë. Ndryshe marr shumë letra dhe i lexoj çdo ditë, marr shumë mesazhe dhe komunikimit me qytetarët i afrohem me shumë kujdes. Ahmeti është qytetar dhe duhet t’i kushtohet vëmendje çdo letre të çdo qytetari, kështu vepron një Qeveri e përgjegjshme. Siç tha zëvendëskryeministri Mexhiti, ne nuk luajmë futboll, ne punojmë dhe jemi përgjegjës”, tha Mickoski.
Më shumë për këtë
VLEN: Një kompani e lidhur me rrethin familjar të Ahmetit ka marë 5 milionë euro nga Alta Banka në Serbi, jo në Maqedoni!Maqedoni · 1 javë më parë
Zëvendësdrejtori i Kadastrës, Amet Ziberi, i kundërpërgjigjet Faton Ahmetit: Në dy konkurset e fundit janë punësuar 8 shqiptarëMaqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











