Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi sot se nuk e ka parë letrën e dërguar nga lideri i BDI-së Ali Ahmeti lidhur me vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe ndikimin e tyre në kohezionin ndëretnik, por theksoi se duhet kushtuar vëmendje çdo letre të çdo qytetari.
“Jo, nuk e kam parë. Ndryshe marr shumë letra dhe i lexoj çdo ditë, marr shumë mesazhe dhe komunikimit me qytetarët i afrohem me shumë kujdes. Ahmeti është qytetar dhe duhet t’i kushtohet vëmendje çdo letre të çdo qytetari, kështu vepron një Qeveri e përgjegjshme. Siç tha zëvendëskryeministri Mexhiti, ne nuk luajmë futboll, ne punojmë dhe jemi përgjegjës”, tha Mickoski.
Më shumë për këtë
Deri më 30 nëntor, qytetarët pritet t’i marrin paratë për tre muajt e fundit nga “TVSH-ja Ime”Maqedoni · 5 ditë më parë
VENDIM URGJENT/ Banka Popullore merr kontrollin e Alta Bankës në Manastir – vendoset limit 10.000 denarë në javë për qytetarët!Maqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











