Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Arrestohet 53 vjeçarja nga Tetova, sulmoi fizikisht të bijën e saj

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njofton se gjatë ditës se pak pas mesnate është arrestuar 53 vjeçarja A.B. nga Tetova e cila paraprakisht ishte denoncuar nga bashkëshorti i saj për dhunë ndaj vajzës së tyre të mitur. Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit, shkruan Alsat.

“Me datë 01.11.2024 në ora 00:00 në Tetovë, në rrugën ,,Radovan Coniç”, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria 53-vjeçaren A.B. nga Tetova, pasi që ishte denoncuar nga bashkëshorti i saj 66 vjeçar se një ditë më parë rreth orës 17:30 në shtëpinë e tyre familjare, ajo ka sulmuar fizikisht vajzën e tyre të mitur, ndërsa gjatë sulmit ka marrë edhe një send të mprehtë, të cilin gjatë tentimit që t’ia marrë nga dora, djali i saj është lënduar. Ajo është ndaluar në stacionin policorë për procedim të mëtejshëm dhe ndaj saj do të bëhet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë. /Alsat.mk

Më shumë për këtë

Arrestohet tetovari i dyshuar për dhunë ndaj bashkëshortesMaqedoni · 1 ditë më parëIshte i kërkuar për vuajtjen e dënimit me një vit burg, arrestohet 31-vjeçari nga ÇellopekuMaqedoni · 2 ditë më parë500 euro ryshfet për leje ndërtimi, arrestohet shefi i sektorit në Drejtorinë për Mbrojtje dhe ShpëtimMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme