Ministri Orhan Murtezani ka bërë një deklaratë të rëndësishme në Facebook pas mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, e cila u mbajt sot në Prishtinë.
Në deklaratën e tij, ministri Murtezani theksoi rëndësinë e koordinimit në procesin e zbatimit të agjendave reformuese të të dy vendeve. Ai u shpreh se ky koordinim është me interes të ndërsjellë dhe se për këtë u dakorduan gjatë takimit bilateral me Zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është përgjegjës për integrime evropiane, zhvillim dhe dialog.
“Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë vende mike dhe do të vazhdojmë të kujdesemi për bashkëpunimin dhe besimin, me theks në përkushtimin e përbashkët për integrimet evropiane,” shkruan ministri Murtezani.
Kjo mbledhje e përbashkët shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe në përparimin e tyre drejt integrimeve evropiane. /tetova1/