Kanë kaluar katër ditë që opinioni u trondit nga zbulimet shokuese për BDI-në dhe klikën e saj të kapur mat. Çfarë bëjnë ata? Heshtin!, thuhet në kumtesën e sotme të koalicionit VLEN.
“Plani për rikthimin e Nikolla Gruevskit, orkestruar nga eksponentë të lartë të BDI-së, është një një thikë pas shpine ndaj shqiptarëve. Juve, që u shqiptarët u besuan, punuat në prapaskenë për të rikthyer armikun e tyre më të madh. Pse? Për të shpëtuar pushtetin tuaj të kalbur!
Takime të fshehta, presione mbi institucione dhe përfshirja e zyrtarëve të nivelit më të lartë u përdorën për të rikthyer dhe amnistuar Gruevskin. Por ky plan turpi dështoi, dhe tani shqiptarët kërkojnë përgjigje.