Ministria e Punëve të Brendshme i rikujton qytetarët se vlefshmëria e patentave të shoferit me emrin e vjetër të shtetit, sipas ndryshimit të ligjit për sigurinë në komunikacion, përfundon më 31 dhjetor 2024.
MPB u bën thirrje të gjithë qytetarëve që ende posedojnë patentë shoferi me emrin e vjetër kushtetues, ta ndryshojnë atë deri në përfundim të afatit, për të shmangur krijimin e tollovive të panevojshme.
Nga MPB gjithashtu njofton se të gjitha kapacitetet e ministrisë dhe sportelet e shërbimeve administrative funksionojnë me kapacitet të plotë dhe mund t’u shërbejnë qytetarëve për ndërrimin e patentave të shoferit brenda afatit të rregullt.
Më shumë për këtë
Ndalohen shtatë shoferë në 24 orët e fundit, vozitnin pa patent shoferëMaqedoni · 4 orë më parë
27 nëntori, afati i fundit për apelimin e vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-sëLajme · 3 ditë më parë
“Mallkimi” i Topit të Artë? Tre fituesit e fundit përfundojnë me lëndime të rënda pak kohë pas triumfitSport · 3 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











