Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

MPB thirrje qytetarëve: Ndryshoni në kohë lejet e vozitjeve, afati i fundit është më 31 dhjetor

Ministria e Punëve të Brendshme i rikujton qytetarët se vlefshmëria e patentave të shoferit me emrin e vjetër të shtetit, sipas ndryshimit të ligjit për sigurinë në komunikacion, përfundon më 31 dhjetor 2024.

MPB u bën thirrje të gjithë qytetarëve që ende posedojnë patentë shoferi me emrin e vjetër kushtetues, ta ndryshojnë atë deri në përfundim të afatit, për të shmangur krijimin e tollovive të panevojshme.

Nga MPB gjithashtu njofton se të gjitha kapacitetet e ministrisë dhe sportelet e shërbimeve administrative funksionojnë me kapacitet të plotë dhe mund t’u shërbejnë qytetarëve për ndërrimin e patentave të shoferit brenda afatit të rregullt.

Më shumë për këtë

Nga e hëna ndryshon mënyra e pagesave në banka: Çfarë duhet të dinë qytetarët dhe bizneset?Maqedoni · 7 ditë më parëRibalanci i dytë i buxhetit brenda dy muajsh: Shteti merr borxh, qytetarët ngarkohen me detyrime, ndërsa investimet zhvillimore shkurtohen!Maqedoni · 3 ditë më parëDeri më 30 nëntor, qytetarët pritet t’i marrin paratë për tre muajt e fundit nga “TVSH-ja Ime”Maqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme