Diaspora

Njihuni me violonçelisten shqiptare Gjilberta Lucaj Cohen: Në Kinë e vlerësojnë shumë muzikën klasike

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 9, 2024, 06:12

Nju Jorku për Gjilberta Lucaj Cohen është vendi që i ka dhënë mundësinë të krijojë një jetë të pasur artistike. Gjilberta, violonçelistja e talentuar është e angazhuar me performanca solo, muzikë klasike dhome, tango dhe jazz. Ajo ka interpretuar në Meksikë, Kinë, Kore, Europë, Afghanistan dhe thuajse në çdo shtet në SHBA. Ajo ka kompozuar dhe regjistruar muzikë në dy filma, sikundër ka regjistruar muzikë për Beyonce, Alicia Keys dhe Ricky Martin. Gjithashtu ka interpretuar rol kryesor si aktore në një nga filmat që ka kompozuar dhe muzikën. Ajo ka interpretuar disa herë në Carnegie Hall dhe në disa nga sallat më të famshme të botës.

“Në koncertet e mia nëpër botë fjalia e parë në prezantim është se jam lindur dhe rritur në Shqipëri. Kam patur një emocion shumë të madh kur kujtoj Shqipërinë, sepse në vitet 90-93 ishte diçka shumë e bukur, ngaqë fëmijëria jonë ishte shumë e thjeshtë dhe e bukur. Njerëzit ishin shumë të ngrohtë, njihje gjithkënd dhe ishte një ndjenjë e bukur, diçka që nuk e kam parë këtu në SHBA. Kam shumë mall për Shkodrën, për fëmijërinë time sepse aty filloi dhe jeta ime artistike. Jam shumë mirënjohëse për mësueset e muzikës së shkollës tonë, që më kanë dhënë një edukim shumë të mirë dhe shumë të fortë” – tha Gjilberta.

Gjilberta Lucaj Cohen: Në SHBA kam shkuar në moshën 15-16 vjeçare dhe integrimi me jetën amerikane ishte gjëja më e vështirë në botë për arsye se nuk flet gjuhën. Unë edhe pse kisha filluar të mësoja anglishten në moshën 13 vjeçare, anglishtja është shumë e ndryshme me mësimet që merrnim atëhere në Shqipëri nga një mësuese private. Gjithashtu ishte një konkurim i madh botëror dhe pse isha vetëm 16 vjeçe, por ishte shumë e vështirë sepse gjithë bota i dërgon fëmijët këtu që të konkurojnë në botën e muzikës klasike. Është shumë e vështirë, por nëse ti ke piksynim dhe nuk ndalesh atëhere mund të arrish gjithçka, vetëm se duhet punë shumë e madhe. Pra ka qenë e vështirë të integrohem sepse unë isha mësuar me shoqërinë dhe familjen time në Shqipëri.

Këtu erdha vetëm dhe pas disa muajsh erdhi babai im, që të mos më linin vetëm. Gjithë kjo sakrificë për mua që të vazhdoja muzikën dhe dëshira ime për të luajtur violonçel. Prindërit e mi kanë sakrifikuar për mua, sepse ata ishin shumë mirë në Shqipëri, por e ndaluan jetën e tyre për të më dhënë mua dëshirën dhe ëndrrën time që të vazhdoja violonçelin.

Ajo mes tjerash tregon se muzika pëlqehet shumë edhe në Kinë.

Gjilberta Lucaj Cohen: Unë kam dhënë koncerte në 14 qytete të Kinës dhe ka qenë një eksperiencë kaq e mrekullueshme, ku publiku e vlerësonte muzikën klasike kaq shumë. Kur ishim në Pekin dhe do të luaja në violonçel solo me një orkestër nga Nju Jorku, pasi mbaruam provat ikëm të shëtisnim në Pekin. Kur dola nga salla pashë një djalë të ri, i cili ishte student dhe po priste jashtë. Ndërkohë që kur u kthyem pas 6 orësh ai djali ishte prapë tek dera e sallës. Unë e pyeta se a kishte pritur gjithë këtë kohë aty dhe ai mu përgjigj se po. Ai më tha se po priste koncertin e një violoncelisteje, sepse dhe ai i binte violonçelit dhe kishte shumë dëshirë që të dëgjonte koncertin. Ai nuk e dinte se isha unë violonçelistja. Studenti kinez kishte pritur 6 orë për koncertin sepse ëndrra e tij ishte muzika klasike dhe violonçeli.

Më tha se duke qenë student nuk mund ta blinte biletën, por disa minuta para koncertit jepeshin 14 bileta falas. Mua më preku shumë në zemër sepse nuk kisha parë që një djalë i ri të priste mbi 6 orë për një koncert timin. Kështu që e mora brenda dhe u ul në vendet e para që të më shihte mirë. Në të gjithë Kinën një respekt i madh. Në SHBA muzika klasike është shumë e vlerësuar, por vlerësimi që bëhet në vendet aziatike, sidomos në Kinë është shumë i madh, të trajtojnë sikur je njeriu më i famshëm në botë.

Është kënaqësi të luash muzikë në Kinë. Gjithashtu dhe ushqimet janë shumë të ndryshme dhe shumë të mira në krahasim me kuzhinën kineze në Nju Jork, është shumë më e mirë në Kinë. Njerëzit janë shumë mikpritës, sallat e koncerteve mbushen plot. Salla më e vogël e tyre kishte 4000-5000 njerëz dhe asnjë karrige bosh. Kina më ka lënë një përshtypje kaq të madhe si vend dhe si njerëz.

Në pyetjen se si e shihni veten si muzikante në vitet e ardhshme?

Gjilberta Lucaj Cohen: Unë kam disa projekte me dy kompozitorë me famë këtu në SHBA, njëri që ka fituar çmime Grammy është duke më kompozuar një koncert për violonçel dhe orkestër në emrin e Shqipërisë. Me tingujt e Shqipërisë unë jam duke mbledhur disa nga këngët e vjetra popullore shqiptare, këngët labe, ato shkodrane dhe trevat e tjera të Shqipërisë. Ne po punojmë bashkë dhe ai do t’i përpunojë në një koncert violonçeli, që do jepet në Holliwood Orchestra në Los Ageles, të Kalifornisë dhe më vonë do ta sjellim dhe në Nju Jork. Gjithashtu këtë tetor do të luaj përsëri në Carnegie Hall, që është vendi më i preferuar për muzikantët në gjithë botën. Jam duke punuar dhe në disa filma të tjerë, jo aq shumë si kompozitore, por si instrumentiste” – përfundoi Gjilberta. /tetova1/

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”

Më shumë nga kategoria

IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_6863
Liga e Kampionëve vjen sot me nëntë ndeshje interesante – vëmendja në Dortmund dhe Torino
IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_9018
Kasami paralajmëron formimin e policisë komunale: Do të kontribuojë në ruajtjen e rendit publik
IMG_9009
Kërçovarët në Zvicër synojnë rekordin Guinness me burekun më të madh në botë
IMG_9006
Kosovari kapet duke vjedhur në një shtëpi në Shkup, arrestohet nga policia
IMG_8996
Pronari i “Ritron Copy” është arrestuar për tenderët për televizorë në Lotarinë Shtetërore
IMG_8989
Bexheti: Mbi 4,3 miliardë denarë janë paguar për fermerët në 6 muajt e fundit
IMG_8987
Një tjetër person është ndaluar në lidhje me rastin “Lotaria”