Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Mexhiti: Nuk duhet të ketë fatura paushallë për shpenzimet elektrike, do të vendoset kontroll i rreptë

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka komentuar kërkesën e ministres së Energjetikës Sanja Bozhinovska drejtuar Byrosë së Metrologjisë, që sa më shpejt të vihen në punë pajisjet e sofistikuara për testimin dhe verifikimin e matësve të energjisë elektrike, përcjell TV21. Mexhiti thotë se do të ketë kontrolle të rrepta.

“Mjaftë më me padrejtësi! Nuk duhet të ketë fatura paushalle për shpenzimet elektrike! Matësit nuk duhet të mbeten të pakontrolluar për 7 vite, ndërsa qytetarët të paguajnë fatura të pasakta! Do të vendoset kontroll i rreptë dhe çdo ankesë do të ketë ku të raportohet. Një trup i pavarur shtetëror do t’i shqyrtojë të gjitha ankesat në mënyrë të drejtë dhe transparente! Parregullsitë nuk do të tolerohen, shteti qëndron në mbrojtje të qytetarëve!”, ka shkruar Mexhiti.

Më shumë për këtë

Shpikja e re nga Kina: Krehëri elektronik që premton rikthimin e shpejtë të flokëve dhe mund t’i japë fund tullacisëKuriozitet · 4 ditë më parëNesër pesë orë pa energji elektrike një pjesë e Bogovinës, Reçicës së Vogël dhe StençesMaqedoni · 5 ditë më parëNesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës dhe Saraçinës, ndërprerjet deri në pesë orëMaqedoni · 6 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme