Një aksident me trotinet elektrik ka përfunduar me lëndime të rënda për një 13-vjeçar nga Forina.
Sipas policisë, rasti është raportuar më 20 nëntor 2026 në orën 15:15, pasi i mituri u dërgua në Qendrën Urgjente të Gostivarit.
Sipas informacioneve, ai ka humbur kontrollin mbi trotinetin elektrik në oborrin e shkollës fillore në Forinë dhe është rrëzuar në asfalt.
Lexo edhe“Mallkimi” i Topit të Artë? Tre fituesit e fundit përfundojnë me lëndime të rënda pak kohë pas triumfitPas ndihmës së parë në Gostivar, i mituri është transferuar për trajtim në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Më shumë për këtë
Trotineti elektrik përplas 17-vjeçaren nga Kosova në Tetovë, autori largohet nga vendi i ngjarjesMaqedoni · 2 javë më parë
I mituri sulmohet fizikisht në oborrin e shkollës në fshatin Banjicë e Poshtme, pamjet publikohen në rrjetet socialeMaqedoni · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












