Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka komentuar kërkesën e ministres së Energjetikës Sanja Bozhinovska drejtuar Byrosë së Metrologjisë, që sa më shpejt të vihen në punë pajisjet e sofistikuara për testimin dhe verifikimin e matësve të energjisë elektrike, përcjell TV21. Mexhiti thotë se do të ketë kontrolle të rrepta.
“Mjaftë më me padrejtësi! Nuk duhet të ketë fatura paushalle për shpenzimet elektrike! Matësit nuk duhet të mbeten të pakontrolluar për 7 vite, ndërsa qytetarët të paguajnë fatura të pasakta! Do të vendoset kontroll i rreptë dhe çdo ankesë do të ketë ku të raportohet. Një trup i pavarur shtetëror do t’i shqyrtojë të gjitha ankesat në mënyrë të drejtë dhe transparente! Parregullsitë nuk do të tolerohen, shteti qëndron në mbrojtje të qytetarëve!”, ka shkruar Mexhiti.
Më shumë për këtë
Tetovë: Qytetarët ngrenë shqetësime për faturat dhe shpenzimet e përmbarimit nga „Saubermacher“Maqedoni · 1 javë më parë
Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës dhe Poroit, ndërprerja te fakbrika ish “Kozhara” do të zgjasë pesë orëMaqedoni · 3 ditë më parë
MPB-ja përgatit kontrolle të reja në trafik! Kamerat në automjetet policore do të matin shpejtësinë edhe gjatë lëvizjesMaqedoni · 4 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











