Kryeministri Hristijan Mickoski ka mohuar se është takuar me Nikolla Gruevskin në Hungari, që siç tha, nëse do të ishte takuar, do të kishte informuar, shkruan TV21. Por Mickoski tha një numër i madh i funksionarëve të ish-koalicionit LSDM dhe BDI janë takuar me Gruevskin në Budapest dhe për këtë, tha se do ta dëshmojë edhe me fakte.
“Jo, nuk jam takuar, por nëse do të takohem, ose nëse do të isha takuar, do të jeni të informuar. Sepse unë udhëheq politikë në parimin e vërteta është më e saktë. Kështu që besoni që gjithmonë kur ndodh diçka, unë atë e them, nuk kam pse e fsheh, sepse nuk kam çfarë të fsheh. Ndërgjegjen e kam gjithmonë të pastër, por gjithashtu në emër të kësaj së vërtete, mund të konfirmoj, shumë shpejtë edhe me fakte, se një numër i madh i funksionarëve të ish koalicionit LSDM dhe BDI, janë takuar në Budapest me z.Nikolla Gruevskin”, tha Hristijan Mickoski.