Nga prilli do të paguhet minimalja e paraparë me ligj apo rreth 2.200 denarë më shumë nga rroga e tanishme minimale, tha sot kryeministri Hristian Mickoski.
Sipas tij, nëse në muajt në vijim vjen deri te marrëveshja mes punëtorëve dhe punëdhënësve për shumë më të madhe, do të bëhen ndryshime ligjore dhe nivelizim shtesë.
“Sot kemi mbledhje të Qeverisë, bisedova me ministrin e Ekonomisë, do ta kalojmë informatën. Në pajtim me Ligjin mendoj se rroga minimale do të rritet në nivel prej 24 400, kështu është sipas Ligjit.
Nuk kemi sindikatë reprezentuese në Këshillin ekonomiko-social, u formua Komision i cili do ta konfirmojë reprezentimin. Shpresoj se së shpejti ata që do të jenë përfaqësues reprezentues të punëtorëvesë bashku me punëdhënësit do të arrijnë konensus, ndërsa ne do ta respektojmë atë konsensus. Nëse dakordohen për shumë më të madhe, do ta ndryshojmë Ligjin dhe do të hyjmë në nivelizim shtesë”, theksoi Mickoski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas vendosjes së gur-themelit të mega-parkut në Radishan.
Më shumë për këtë
Shporta minimale e sindikatës për nëntorin është 70,827 denarëMaqedoni · 4 ditë më parë
Doganat e Maqedonisë konfiskuan 470 produkte kozmetike të padeklaruara, me vlerë rreth 149 mijë denarëMaqedoni · 3 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











