Komuna e Tearcës ka mbetur sot pa furnizim me energji elektrike, pasi operatori energjetik EVN ka ndërmarrë masën e shkyçjes nga rrjeti për shkak të faturave të papaguara.
Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga vetë kompania përmes një njoftimi të shkurtër:
“Komuna e Tearcës është e shkyçur si rezultat i faturave të papaguara ndaj Elektrodistribuimit.
Me respekt,
Elektrodistribuimi.”
Ndërprerja e rrymës ka bllokuar aktivitetin e përditshëm të administratës komunale dhe ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa qytetarët shprehin shqetësimin për pasojat që kjo situatë mund të ketë në ofrimin e shërbimeve publike.
Lexo edheNesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës dhe Saraçinës, ndërprerjet deri në pesë orëRasti ka nxitur reagime edhe nga subjekte politike, të cilat kërkojnë hetim të mënyrës së menaxhimit të financave në komunë dhe transparencë lidhur me borxhet e akumuluara.
Nga Komuna e Tearcës ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me situatën.
Më shumë për këtë
Nesër pa energji elektrike disa fshatra të Tearcës dhe BogovinësMaqedoni · 1 javë më parë
Nesër pa energji elektrike disa pjesë të Tetovës dhe Poroit, ndërprerja te fakbrika ish “Kozhara” do të zgjasë pesë orëMaqedoni · 2 javë më parë
Nga 1 Janari shtrenjtohet energjia elektrike, ndryshon edhe mënyra e llogaritjesMaqedoni · 17 orë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












