Maqedoni

Komuna e Tearcës mbetet pa energji elektrike – EVN konfirmon ndërprerjen për shkak të borxheve

April 16, 2025, 10:04

Komuna e Tearcës ka mbetur sot pa furnizim me energji elektrike, pasi operatori energjetik EVN ka ndërmarrë masën e shkyçjes nga rrjeti për shkak të faturave të papaguara.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga vetë kompania përmes një njoftimi të shkurtër:

“Komuna e Tearcës është e shkyçur si rezultat i faturave të papaguara ndaj Elektrodistribuimit.
Me respekt,
Elektrodistribuimi.”

Ndërprerja e rrymës ka bllokuar aktivitetin e përditshëm të administratës komunale dhe ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, ndërsa qytetarët shprehin shqetësimin për pasojat që kjo situatë mund të ketë në ofrimin e shërbimeve publike.

Rasti ka nxitur reagime edhe nga subjekte politike, të cilat kërkojnë hetim të mënyrës së menaxhimit të financave në komunë dhe transparencë lidhur me borxhet e akumuluara.

Nga Komuna e Tearcës ende nuk ka një reagim zyrtar lidhur me situatën.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2758
Arrestohen tre futbollistë të KF Gostivarit
IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës

Më shumë nga kategoria

Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_2828
VLEN drejt bashkimit në një parti të vetme politike
IMG_2825
Ndërroi jetë profesori universitar prof.dr.Asllan Bilalli
zjarrfkisat-tetove
Tetovë, kontrolle intensive nga dita e martë për pajisjet kundër zjarrit
qytetar-737x470
Qytetarët: Përmbaruesit po na rrjepin
Policia_16-780x470
Një person gjendet i vdekur në parkun e Shkupit
shba
Mijëra qytetarë protestojnë kundër Trump në të gjithë SHBA-në