Sekretari Organizativ i Lëvizjes BESA dhe deputeti Adnan Azizi i është përgjigjur kryetarit të BDI-së Ali Ahmetit, i cili gjatë fjalës së tij, në përurimin e një projekti në Likovë, koalicionin VLEN e quajti si vazalë e hyzmeqarë në Qeveri.
“Vasali dhe hyzmeqari i cili, për 20 vite kishte pushtet absolut e vazhdon të ketë pushtet në Komunën e Kërçovës, ende e ka lënë fshatin e vet pa kanalizim, pa rrugë të asfaltuara dhe pa salla sporti. E asnjëherë ska promovuar asnjë projekt serioz në vendbanimet shqiptare, as edhe një investim dhe fabrikë. Ndërsa sot, kur VLEN është në Qeveri, paska filluar të shëtis nëpër inaugurime të projekteve. Por edhe pas 20 viteve, mbetet nëpër kanalizime! Sa keq!”, ka shkruar Azizi.
Më shumë për këtë
VLEN i përgjigjet Ali Ahmetit: 20 vjet në pushtet, tre ligje dhe shqipja ende me zbrazëtiraMaqedoni · 20 orë më parë
Adnan Azizi: 12 vjet rrugëtim politik, nga Lëvizja Besa te VLEN – të njëjtat ideale për gjuhën dhe arsimin shqipMaqedoni · 3 ditë më parë
Adnan Azizi: Flamurin shqiptar nuk ka kush e prek, shpifjet e UDB-së nuk na lëkundinMaqedoni · 15 orë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












