Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Kasami pas takimit të liderëve të VLEN-it me Mickoskin: Taravari është vetë-përjashtuar nga VLEN-i dhe Qeveria

Kasami pas takimit të liderëve të VLEN-it me Mickoskin: Taravari është vetë-përjashtuar nga VLEN-i dhe Qeveria

Drejtuesit e koalicionit VLEN kanë zhvilluar sot një takim me kryeministrin Hristijan Mickoski në ambientet e ndërtesës së Kuvendit në Shkup.

Pas takimit, kryetari i Lëvizjes BESA, ka zbuluar për gazetën LAJM, disa nga detajet e bisedës me Mickoskin.

“Ishte takim i rregullt mes partnerëve të koalicionit qeveritar. U bisedua për zhvillimet e fundit politike. Ne si koalicion VLEN treguan qëndrimin tonë rreth situatës që është paraqitur dhe sigurisht që presin që në ditët në vijim të ketë edhe zhvillimet të tjera”, tha Kasami pas takimit.

LAJM: Çfarë porosi morët nga kryeministri?

Lexo edheA po rikthehet miqësia mes Mickoskit dhe Taravarit?

“Kryeministri do t’i shpreh vetë qëndrimet e tij, por ajo që është me rëndësi është se qëndrimi i koalicionit VLEN është se bashkëpunim me BDI-në dhe me qenë në qeveri është problematike”, u shpeh Kasami.

LAJM: A do të përjashtohet Taravari nga Qeveria?

“Unë besoj që me veprimin e tij për të bashkëpunuar me BDI-në, ai është vetëlarguar edhe nga Qeveria sic është vetëpërjashtuar nga VLEN-I”, tha Kasami për gazetën LAJM.

Më shumë për këtë

ÇFARË PO PËRGATITET PËR TETOVËN? Bilall Kasami paralajmëron zhvillim të rëndësishëm turistik!Maqedoni · 4 orë më parëBilall Kasami dhe Izet Mexhiti takohen me Albin Kurtin: Diskutojnë zhvillimet politike dhe bashkëpunimin rajonalMaqedoni · 2 ditë më parëKasami dhe Mexhiti takohen me kryeministrin Edi Rama, diskutojnë për zhvillimet politike dhe marrëdhëniet mes dy vendeveMaqedoni · 2 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme