Zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti, në emisionin “Top Tema” në TV Telma theksoi rëndësinë e bashkimit brenda koalicionit VLEN dhe besimin e tij të plotë ndaj partnerëve politikë me të cilët ndan të njëjtën ide dhe vizion.
“Unë për nga natyra i besoj njerëzve, i besoj shokëve. Unë i besoj plotësisht Kasamit, Zekës dhe Gashit, sepse na bashkon ideja. Ne deri këtu erdhëm si VLEN, jo të vetëm,” deklaroi Mexhiti.
Ai shtoi se çdo përpjekje për t’u larguar nga kjo rrugë e përbashkët do të rezultojë me dështim. “Çdonjëri që largohet do të thyhet dhe do të dalë i humbur,” u shpreh ai.
Më shumë për këtë
Kasami dhe Mexhiti takohen me kryeministrin Edi Rama, diskutojnë për zhvillimet politike dhe marrëdhëniet mes dy vendeveMaqedoni · 20 orë më parë
Teuta Arifi: Besoj në integritetin e drejtësisë, jam plotësisht e pafajshmeMaqedoni · 6 ditë më parë
Sot takimi Mickoski – Kasami – Mexhiti në Qeveri: Çka do të bisedohet?!Maqedoni · 2 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












