Tetovë, 9 korrik 2025 – Në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 05:10, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë arrestuar në ambientet e Spitalit Klinik të Tetovës një shtetas italian me inicialet D.B.F.R. (53). Arrestimi u krye pasi ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 50-vjeçare në banesën e tyre në Tetovë.
Rasti ishte raportuar më herët dhe pas veprimeve hetimore, ai u kap dhe u shoqërua në stacionin policor për procedura të mëtejshme. Prokuroria pritet të ngrejë kallëzim penal për dhunë në familje ndaj tij.
Më shumë për këtë
Skandal: I dyshuari për dhunë ndaj 21-vjeçares arratiset nga stacioni policor përmes dritares!Maqedoni · 1 javë më parë
Arrestohet shtetasi shqiptar në Tabanoc, policia sekuestron rimorkion “Volvo”Maqedoni · 2 javë më parë
Aksion policor në Çegran: Sekuestrohet drogë, tre të arrestuar – tentuan të shtypin policët me BMWMaqedoni · 2 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












