Trendy

Elmazi: Forcojmë bashkëpunimin me Odën Ekonomike për zhvillimin e Sarajit

Para 3 muaj

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve lokale dhe komunitetit të biznesit.

Gjatë takimit u diskutua për hapat e ardhshëm dhe për mundësitë konkrete të bashkëpunimit, të cilat synojnë krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e bizneseve vendore dhe nxitjen e investimeve në Komunën e Sarajit. Të dyja palët shprehën gatishmëri për bashkëpunim të vazhdueshëm në funksion të zhvillimit ekonomik lokal.

“Ky takim u konkretizua me nënshkrimin e një Memorandumi Bashkëpunimi me Odën Ekonomike, e përfaqësuar nga Nuhi Aliu, U.D. Kryetar, Durim Zekiri, Drejtor Ekzekutiv, Xhemail Dauti, Kryetar Nderi dhe pronar i kompanisë Dauti Komerc, si dhe Sefedin Mustafa, Anëtar i Këshillit Drejtues”, ka shkruar Elmazi.

Sipas njoftimit, përmes këtij memorandumi parashihet realizimi i iniciativave të përbashkëta që do të kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve të Komunës së Sarajit.

Trending