Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Bogovina investon në ndriçim publik LED, Abazi: Transparencë dhe investime konkrete për qytetarët

Bogovina investon në ndriçim publik LED, Abazi: Transparencë dhe investime konkrete për qytetarët

Në Komunën e Bogovinës u organizua sot Debati Publik për projektin “Ndriçimi publik me llampa LED” në të gjitha vendbanimet, i cili realizohet në kuadër të programit për efikasitet energjetik dhe financohet nga Banka Botërore.

Kryetari i komunës, Feti Abazi, theksoi se ky investim është i rëndësishëm për rritjen e sigurisë së qytetarëve, uljen e shpenzimeve të buxhetit komunal dhe përmirësimin e shërbimeve publike. Ai nënvizoi se takimet me qytetarët nuk janë formalitet, por pjesë e një qeverisjeje transparente dhe me llogaridhënie, duke shtuar se Bogovina ka nevojë për investime konkrete dhe menaxhim të përgjegjshëm të buxhetit.

Gjatë debatit u trajtuan pyetjet dhe sugjerimet e banorëve, ndërsa u dakorduan hapat e radhës për zbatimin cilësor të projektit në interes të çdo vendbanimi.

Në takim morën pjesë kryesuesi i këshillit komunal, këshilltarët, kryetarët e bashkësive lokale, përfaqësues të këshillit rinor, sektorit civil dhe sportit, si dhe administrata komunale.

Lexo edheKasami: Me Albin Kurtin kemi komunikim shumë të afërt, po realizojmë projekte konkrete mes Shkupit dhe Prishtinës

Projekti pritet të sjellë ndriçim modern, kursim të energjisë elektrike dhe siguri më të madhe për qytetarët e Bogovinës.

Më shumë për këtë

Zjarrfikësit e Bogovinës dhe Vrapçishtit në aksion pas erërave të forta, qytetarëve u bëhet thirrje për kujdesMaqedoni · 6 ditë më parëJa cilat pjesë të Tetovës, Bogovinës dhe Sellarcës së Epërme do të mbeten nesër pa energji elektrikeMaqedoni · 16 orë më parëNesër pesë orë pa energji elektrike një pjesë e Bogovinës, Reçicës së Vogël dhe StençesMaqedoni · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme