Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Bogovina investon në ndriçim publik LED, Abazi: Transparencë dhe investime konkrete për qytetarët

Bogovina investon në ndriçim publik LED, Abazi: Transparencë dhe investime konkrete për qytetarët

Në Komunën e Bogovinës u organizua sot Debati Publik për projektin “Ndriçimi publik me llampa LED” në të gjitha vendbanimet, i cili realizohet në kuadër të programit për efikasitet energjetik dhe financohet nga Banka Botërore.

Kryetari i komunës, Feti Abazi, theksoi se ky investim është i rëndësishëm për rritjen e sigurisë së qytetarëve, uljen e shpenzimeve të buxhetit komunal dhe përmirësimin e shërbimeve publike. Ai nënvizoi se takimet me qytetarët nuk janë formalitet, por pjesë e një qeverisjeje transparente dhe me llogaridhënie, duke shtuar se Bogovina ka nevojë për investime konkrete dhe menaxhim të përgjegjshëm të buxhetit.

Gjatë debatit u trajtuan pyetjet dhe sugjerimet e banorëve, ndërsa u dakorduan hapat e radhës për zbatimin cilësor të projektit në interes të çdo vendbanimi.

Në takim morën pjesë kryesuesi i këshillit komunal, këshilltarët, kryetarët e bashkësive lokale, përfaqësues të këshillit rinor, sektorit civil dhe sportit, si dhe administrata komunale.

Lexo edheDeputetja Musa: Investimet dhe projektet konkrete po ndryshojnë Bogovinën, mbështetja institucionale do të vazhdojë

Projekti pritet të sjellë ndriçim modern, kursim të energjisë elektrike dhe siguri më të madhe për qytetarët e Bogovinës.

Më shumë për këtë

Kasami: Afër 500 mijë qytetarë kanë shfrytëzuar transportin publik në Tetovë brenda një vitiMaqedoni · 1 ditë më parëKasami: Realizuam 43 projekte infrastrukturore brenda një viti, investimet mbi 10 milionë euroMaqedoni · 2 ditë më parëImran Abazi, arbitri nga Novosella e Komunës së Bogovinës, pjesë e turnirit ndërkombëtar të UEFA-s U17 në Qipro!Sport · 6 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme