Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka thënë se ka lëshuar të gjitha urdhrat dhe udhëzimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit të djeshëm në Karposh, kur nga rënia prej një ndërtese shumëkatëshe humbën jetën një nënë 31-vjeçare me vajzën 6-vjeçe
Një person është ndaluar në stacion policor dhe, me urdhër të prokurorit publik, po ndërmerren veprime për të hetuar përgjegjësinë e mundshme penale, thonë nga Prokuroria.
“Është siguruar urdhër nga gjyqtari i procedurës paraprake dhe gjatë ditës do të kryhet kontroll i detajuar në banesë, e cila menjëherë pas këqyrjes është vulosur dhe siguruar.
Sipas informacioneve fillestare, në momentin e ngjarjes, e ndjera dhe vajza e mitur kanë qenë vetëm në banesë, të mbyllura nga brenda”.
Sot, me urdhër të prokurorit publik, po merren në pyetje disa persona që kanë njohuri të caktuara për rastin, po bëhet nxjerrja e të dhënave nga telefonat mobilë dhe po sigurohen incizime nga video-mbikëqyrja dhe regjistrime të tjera nga disa lokacione. Gjatë ditës së djeshme është urdhëruar edhe autopsia e viktimave.
Lexo edheÇfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit në unazën e Shkupit? Detaje të reja për vdekjen e dyshimtë të 38 vjeçaritSa i përket veprimeve të mëparshme, prokurori publik ka kërkuar raport të detajuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Qendra për Punë Sociale për të gjitha paraqitjet dhe ankesat e mundshme të mëparshme nga e dëmtuara, si dhe do të urdhërojë kontroll të brendshëm në MPB për të shqyrtuar veprimet e ndërmarra lidhur me ato paraqitje.
Më shumë për këtë
Policia me detaje për trupin e pajetë te qarkorja e Shkupit, u gjet me një plagë në këmbëMaqedoni · 1 ditë më parë
28-vjeçari nga Shkupi i vë flakën veturës së nënës, kërcënon se do t’ia djegë edhe banesënMaqedoni · 3 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.











