Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

SHBA bombardon një ishull të Iranit – Trump vjen me një paralajmërim të ashpër

SHBA bombardon një ishull të Iranit – Trump vjen me një paralajmërim të ashpër

Presidenti i SHBA-së Donald Trump në Truth Social ka njoftuar se ushtria amerikane kishte bombarduar ishullin Kharg të Iranit.

“Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ekzekutoi një nga sulmet më të fuqishme bombarduese në Historinë e Lindjes së Mesme dhe shkatërroi plotësisht çdo objektiv USHTARAK në perlën e Iranit, ishullin Kharg”, tha Trump, shkruan BBC.

“Kam zgjedhur të MOS e zhduk Infrastrukturën e Naftës në Ishull. Megjithatë, nëse Irani, ose dikush tjetër, bën diçka për të ndërhyrë në Kalimin e Lirë dhe të Sigurt të Anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit, do ta rishqyrtoj menjëherë këtë vendim”, vazhdoi ai.

Në përgjigje, ushtria e Iranit thotë se infrastruktura e naftës dhe energjisë që i përket firmave që punojnë me SHBA-në do të “shkatërrohet menjëherë dhe do të shndërrohet në një grumbull hiri” nëse sulmohen objektet e saj të energjisë, raportuan mediat lokale.

Më shumë për këtë

Trump: Putin po tërhiqet përballë Ukrainës! Sinqerisht, ai mund të ishte më i ashpërLajme · 7 ditë më parëKreu i Mossadit zbarkon në Uashington, çfarë po përgatitet kundër Iranit? Trump përballë presionit të NetanyahutLajme · 1 javë më parëIrani: Shkatërruam një radar amerikan të paralajmërimit të hershëm në BahreinLajme · 1 javë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme