Pjesa e parë në ndeshjen mes Bayer Leverkusenit dhe Mainzit është mbyllur baras, 1:1.
Për liderin e Bundesligës shënoi Granit Xhaka që në minutën e tretë të ndeshjes. Mesfushori nga Kosova realizoi gol tejet të bukur nga distanca. Përveç golit, ai mori vëmendje edhe për mënyrën e festimit. Xhaka mashtroi të gjithë duke u bërë kinse u lëndua. Festimi i tij frikësoi edhe mjekun e skuadrës, i cili ishte i gatshëm të futej në fushë për të parë gjendjen e reprezentuesit të Zvicrës.Xhaka festejou a fingir que se tinha lesionado e até Xabi Alonso e o staff médico acreditaram 🤣pic.twitter.com/dGkTQOS3D2
— B24 (@B24PT) February 23, 2024