Granit Xhaka mashtroi të gjithë me festimin e tij, bëri sikur u lëndua pasi shënoi supergol (VIDEO)

Para 1 vit

Pjesa e parë në ndeshjen mes Bayer Leverkusenit dhe Mainzit është mbyllur baras, 1:1.

Për liderin e Bundesligës shënoi Granit Xhaka që në minutën e tretë të ndeshjes.Mesfushori nga Kosova realizoi gol tejet të bukur nga distanca.Përveç golit, ai mori vëmendje edhe për mënyrën e festimit.Xhaka mashtroi të gjithë duke u bërë kinse u lëndua.Festimi i tij frikësoi edhe mjekun e skuadrës, i cili ishte i gatshëm të futej në fushë për të parë gjendjen e reprezentuesit të Zvicrës.