Trendy

Sulmuesi Lirim Qamili nga klubi danez Hvidovre, emër i ri në reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut

Para 2 vjet

Sulmuesi Lirim Qamili nga Superliga daneze Hvidovre do të jetë një emër i ri në listën e trajnerit Bobi Milevski për dy ndeshjet e ardhshme miqësore kundër Moldavisë (22 mars) dhe Malit të Zi (25 mars) që do të luhen në Antalia, njofton Tetova1.

Siç bën të ditur për EKIPA-n gazetari danez, Erik Larsen, Qamili së bashku me bashkëlojtarin tashmë standard Ahmed Ilyazovski, nga zyra e FFM-së kanë marrë ftesa për paraqitje përfaqësuese në dy ndeshjet e ardhshme.

25-vjeçari Qamili nga Nerashti i Tetovës ka pasaportë të Maqedonisë së Veriut edhe pse ka lindur në Danimarkë. Ai po luan në formë të shkëlqyer këtë vit, në pjesën e dytë të kampionatit danez, me tre gola të shënuar në katër ndeshje.

Bëhet fjalë për një sulmues të fuqishëm, 190 cm të gjatë, me shpejtësi të jashtëzakonshme, i cili mund të luajë edhe në pozicione sulmuese të krahut.

Kryetrajneri Bobby Milevski nesër pritet ta shpallë listën e futbollistëve të kombëtares për takimin e marsit, ku nuk priten ndryshime të mëdha në krahasim me takimet e kaluara, me përjashtim të të lënduarve Isnik Alimi dhe Arijan Ademi, të cilët i dhanë fund karrierës përfaqësuese.

Takimi i kombëtares do të jetë të dielën (17 mars) direkt në Antalia, ndërsa ndeshjet do të luhen me Moldavinë më 22 mars dhe me Malin e Zi më 25 mars. /tetova1

Trending