Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Cristiano Ronaldo thyen një tjetër kufi, futet i vetëm në librat e historisë

Cristiano Ronaldo thyen një tjetër kufi, futet i vetëm në librat e historisë

Historia vazhdon të shkruhet nga Cristiano Ronaldo.

Superylli portugez është bërë futbollisti i parë në historinë e Kupës së Botës që arrin të shënojë gol në gjashtë edicione të ndryshme të turneut më prestigjioz të futbollit.

Pas golit të realizuar në Botërorin 2026, Ronaldo theu rekordin e tij historik, duke lënë pas çdo futbollist tjetër që ka luajtur ndonjëherë në Kupën e Botës.

Kapiteni i Portugalisë kishte gjetur rrugën e rrjetës edhe në edicionet e viteve 2006, 2010, 2014, 2018 dhe 2022, ndërsa tani ka shtuar në listë edhe Botërorin 2026, duke vendosur një arritje që duket e vështirë për t’u përsëritur.

Në moshën 41-vjeçare, Ronaldo vazhdon të sfidojë kohën dhe të shkruajë kapituj të rinj në historinë e futbollit botëror.

Rekordi i tij konfirmon edhe një herë jetëgjatësinë e jashtëzakonshme në nivelet më të larta të lojës, teksa ai mbetet një nga figurat më ikonike që ka parë ndonjëherë futbolli.

Golat e Ronaldos në Botëror:

“Gjermani 2006” – 1 gol ndaj Iranit

“Afrika e Jugut 2010” – 1 gol ndaj Koresë së Veriut

“Brazil 2014” – 1 gol ndaj Ganës

“Rusi 2018” – 3 gola ndaj Spanjës dhe 1gol ndaj Marokut

“Katar 2022” – 1 gol ndaj Ganës

“SHBA-Kanada-Meksikë 2026” – 1 gol ndaj Uzbekistanit

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme