Trendy

Irani rrëzon Trump: Delegacioni ynë do të jetë në Katar, por jo për takime me SHBA-në

Para 4 sekonda

Teherani hodhi poshtë deklaratat e Presidentit amerikan Donald Trump për një takim të afërt me përfaqësuesit iranianë në Katar, duke theksuar se nuk është planifikuar asnjë raund bisedimesh me Shtetet e Bashkuara në ditët në vijim.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, deklaroi se, megjithëse një delegacion iranian do të vizitojë Katarin gjatë kësaj jave, kjo vizitë nuk ka asnjë lidhje me praninë e zyrtarëve amerikanë në Doha.

Ai shtoi se Irani nuk ka nisur negociata për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare me SHBA-në, duke theksuar se çdo proces i tillë kushtëzohet nga zbatimi i Memorandumit të Mirëkuptimit (MoU), të cilin Teherani e konsideron një çështje me rëndësi themelore.

Trending