Trendy

Mrekulli nën rrënoja në Venezuelë! Nëna dhe tre fëmijët dalin të gjallë pas 11 ditësh

Para 3 orë

Një histori e jashtëzakonshme mbijetese ka dalë nga Venezuela, ku një nënë dhe tre fëmijët e saj janë nxjerrë të gjallë pas 11 ditësh të bllokuar nën rrënojat e një ndërtese të shembur nga tërmetet shkatërrimtare. Shpëtimi ndodhi në zonën e La Guaira, një nga më të goditurat nga dy tërmetet e fuqishme të 24 qershorit. Familja u gjet nën rrënojat e ndërtesës OPP, ku kishte mbetur e izoluar që prej ditës së fatkeqësisë.

Sipas autoriteteve, nëna arriti t’i mbante gjallë tre fëmijët e saj duke i ushqyer me gji gjatë gjithë periudhës së bllokimit, deri në momentin kur ekipet e shpëtimit arritën t’i lokalizonin dhe t’i nxirrnin nga rrënojat.

Ndërkohë, bilanci i tragjedisë vazhdon të rëndohet. Sipas autoriteteve venezueliane, deri më tani janë konfirmuar 3,685 viktima dhe 16,740 të plagosur, ndërsa dhjetëra mijëra persona rezultojnë ende të zhdukur.

Tërmetet kanë dëmtuar ose shembur rreth 60 mijë ndërtesa, duke lënë mijëra familje pa strehë. Ekspertët paralajmërojnë se, krahas pasojave të tërmeteve, zonat e prekura përballen edhe me rrezikun e shpërthimit të epidemive për shkak të mungesës së ujit të pastër dhe kushteve të vështira sanitare.

Trending