Një tjetër sulm me raketa nga Shtetet e Bashkuara është raportuar pranë qytetit të Bandar Abbas, në jug të Iranit, sipas agjencisë iraniane të lajmeve Fars.
Sipas raportimeve fillestare, raketat kanë goditur zona pranë qytetit strategjik portual, i cili konsiderohet qendra më e rëndësishme tregtare dhe detare e Iranit në Ngushticën e Hormuzit.
Deri më tani, autoritetet iraniane nuk kanë publikuar një bilanc zyrtar për viktimat apo përmasat e dëmeve të shkaktuara nga sulmi.
Më herët, agjencia iraniane e lajmeve Mehr raportoi edhe për një tjetër sulm pranë ishullit Qeshm, ku një raketë amerikane goditi një zonë pranë ishullit më të madh të Iranit në Gjirin Persik.










