Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Shasivari: Vazhdojmë partneritetin e fuqishëm me ShBA-në për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit

Shasivari: Vazhdojmë partneritetin e fuqishëm me ShBA-në për sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit

Ministri i Drejtësisë, Jeton Shasivari, ka pritur sot ushtruesen e detyrës së shefes së Misionit në Ambasadën e ShBA-së, Nicole Varns, me të cilën ka diskutuar për reformat në drejtësi, sundimin e ligjit, digjitalizimin, legjislacionin penal dhe luftën kundër korrupsionit.

Gjatë takimit, Shasivari theksoi se ka kërkuar mbështetje amerikane për avancimin e legjislacionit penal përmes shkëmbimit të përvojave dhe angazhimit të ekspertëve juridikë.

“Nga diplomatja amerikane kërkova që në periudhën e ardhshme të mundësohet shkëmbimi i përvojave dhe ofrimi i ndihmës nga ekspertë juridikë të ShBA-së në fushën e legjislacionit penal”, ka shkruar Shasivari.

Ai shtoi se e ka falënderuar diplomaten amerikane për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së, ndërsa të dy palët kanë shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit përmes ekspertizës dhe projekteve të përbashkëta në fushën e drejtësisë.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme