Trendy

Ngjarje e rëndë në Strellc të Deçanit – Dyshohet se djali ka vrarë aksidentalisht babanë me armë zjarri

Para 2 javë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Strellc të Epërm të komunës së Deçanit.

Dyshohet se djali ka vrarë aksidentalisht babanë në bjeshkët e Strellcit.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova tha për Insajderin se vrasja ka qenë aksidentale me armë zjarri.

“Rreth ore 13:43 policia ka pranuar një informatë se në Bjeshkët e Strellcit është një person i vrarë. Informacionet fillestare dyshohet se që është vrasje aksidentale mes fmailjarëve, policia ka sekuesturar një armë zjarri dhe jemi në proces të verifikimit të kësaj ngjarje”, tha Rugova.

Trending