Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Melania Trump flet për bashkëshortin: Ndonjëherë nuk më dëgjon, por unë i them gjithmonë të vërtetën

Melania Trump flet për bashkëshortin: Ndonjëherë nuk më dëgjon, por unë i them gjithmonë të vërtetën

Zonja e Parë thotë se Donald Trump punon pa ndërprerje dhe ka shumë energji, ndërsa zbulon se mban kontakte të drejtpërdrejta me Ukrainën dhe Rusinë për ribashkimin e fëmijëve të ndarë nga familjet…

Melania Trump ka folur për mënyrën se si e këshillon bashkëshortin e saj, presidentin amerikan Donald Trump, duke pranuar se ai jo gjithmonë i merr parasysh mendimet e saj.

Gjatë një interviste të mërkurën në Fox News, Zonja e Parë tha se Trump mbetet shumë i përqendruar te detyrat e tij dhe se mandati i dytë në Shtëpinë e Bardhë zhvillohet në rrethana të ndryshme për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare.

“Ai është shumë i përqendruar dhe ka shumë gjëra në mendje”, tha Melania Trump, duke shtuar se presidenti “bën më të mirën që mundet”.

Lexo edheGeorgievski godet ZNAM-in: “Në Kumanovë nuk dëgjon këngë maqedonase, ndërsa ata bëjnë luftë për gjuhën në provimin e jurisprudencës!”

Sipas saj, Trump punon vazhdimisht dhe ruan një nivel të lartë energjie gjatë gjithë ditës. “Punon pa ndërprerje, nga mëngjesi deri në mbrëmje”, deklaroi ajo.

E pyetur për rolin që luan në këshillimin e presidentit pas fjalimeve dhe intervistave, Melania Trump tha se i shpreh hapur mendimin e saj.

“Unë i them të vërtetën. Ndonjëherë nuk dëshiron të dëgjojë atë që i them, por nuk ka problem. Unë gjithmonë i them të vërtetën”, u shpreh ajo.

Zonja e Parë foli gjithashtu për përpjekjet për ribashkimin me familjet të fëmijëve të zhvendosur ose të ndarë si pasojë e luftës në Ukrainë. Ajo tha se ka komunikim të drejtpërdrejtë si me Rusinë, ashtu edhe me Ukrainën, ndërsa përfaqësuesi i saj po punon për raste të tjera ribashkimi.

Gjatë intervistës, Melania Trump foli edhe për vizitën e presidentit kinez Xi Jinping në Uashington. Sipas saj, marrëdhëniet mes Trump dhe Xi kanë ndikuar në realizimin e vizitës, ndërsa theksoi se udhëheqësi kinez duhet të pritet me respekt gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara.

Në kuadër të vizitës, Melania Trump pritet të zhvillojë aktivitete edhe me bashkëshorten e presidentit kinez, Peng Liyuan, përfshirë një vizitë në Smithsonian dhe takime të tjera të planifikuara në Uashington.

Më shumë për këtë

“Irani shtet i dështuar, me 301 për qind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim luftën me taLajme · 2 ditë më parëErdogan bisedë telefonike me Trump, diskutohen marrëdhëniet dypalëshe, tensionet me Iranin dhe lufta në UkrainëLajme · 3 ditë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme

·10 Nën

Netanyahu telefonon çdo ditë Trump-in për ta bindur të rifillojë luftën kundër Iranit

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po telefonon çdo ditë presidentin amerikan Donald Trump, në përpjekje për ta bindur atë të rifillojë veprimet ushtarake kundër Iranit, pavarësisht përpjekjeve…

Netanyahu telefonon çdo ditë Trump-in për ta bindur të rifillojë luftën kundër Iranit
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump welcomes Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu at the entrance of the White House in Washington, D.C., U.S., April 7, 2025. REUTERS/Leah Millis/File Photo