Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Shqiptari u gjet i vdekur në pus në Itali, 29-vjeçari pranon vrasjen: “Kisha frikë për familjen”

Shqiptari u gjet i vdekur në pus në Itali, 29-vjeçari pranon vrasjen: “Kisha frikë për familjen”

29-vjeçari italian ka pranuar para hetuesve përfshirjen në vrasjen e shqiptarit Denaldo Maxhallaku, 31 vjeç, trupi i të cilit u gjet më 28 tetor në një pus në Longiano të Italisë.

Sipas mediave italiane, dyshohet se vrasja ndodhi pas një konflikti për një borxh të lidhur me drogën. I dyshuari pretendoi se kishte frikë për veten dhe familjen e tij.

Pas ngjarjes, trupi i shqiptarit dyshohet se u hodh në pus, ndërsa automjeti i tij u dogj për të fshehur gjurmët. Maxhallaku ishte zhdukur më 8 tetor dhe u gjet pas më shumë se 20 ditësh kërkimesh.

Ai la pas bashkëshorten dhe vajzën e tyre njëvjeçare. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit po vazhdojnë.

Më shumë për këtë

“E dërguam me kursimet tona për kurim në Itali”, motra e Erion Vishkullit “nxjerr blof” Ramën: E çoi familja dhe miqtë, jo shteti!Shqiperi · 5 ditë më parëKatër të vdekur dhe 11 të lënduar nga rrëzimi i helikopterit italian në BosnjëLajme · 40 minuta më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme