Një helikopter i misionit paqeruajtës të Bashkimit Evropian në Bosnje e Hercegovinë, EUFOR, është rrëzuar në një fshat pranë Bërçkos të enjten, duke lënë të vdekur katër anëtarë të ekuipazhit dhe 11 të lënduar, tha misioni në një komunikatë.
“Si pasojë e këtij aksidenti, EUFOR pësoi humbjen e katër personave, ndërsa 11 të tjerë u lënduan dhe aktualisht janë në gjendje të qëndrueshme dhe po marrin kujdes mjekësor. Nuk pati dëme në infrastrukturën civile, pronën apo automjetet, dhe asnjë civil nuk u lëndua si pasojë”, tha EUFOR-i.
Lexo edheRrëzimi i helikopterit ushtarak në Bosnjë-Hercegovinë, raportohet për 3 të vdekur dhe 12 të plagosurMë herët, kryetari i Bërçkos, Sinisha Miliq, tha: “Po punojmë për kujdesin e të lënduarve në Qendrën Shëndetësore të Distriktit të Bërçkos dhe jemi të gatshëm t’i transferojmë, nëse është e nevojshme, në qendra më të mëdha klinike”.
EUFOR-i bëri të ditur se helikopteri i rrëzuar është i llojit CH-47 Chinook dhe i përket kontingjentit italian të misionit.
Lidhur me aksidentin reagoi edhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e cila shprehu ngushëllime për familjet e viktimave përmes një postimi në rrjetin social X.
“Lajmi për aksidentin tragjik të helikopterit italian të EUFOR-it në Bosnje e Hercegovinë është shkak për pikëllim të thellë. Në mendjen dhe zemrat tona janë viktimat, familjet e tyre dhe të gjithë ata që, të angazhuar në misionin për paqe dhe stabilitet në rajon, po kalojnë orë ankthi”, shkroi Meloni.
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












