Gjiganti i kriptovalutave Binance deklaroi të enjten se asete digjitale në vlerë prej 6.3 miliardë dollarësh janë prekur nga ajo që mund të jetë sulmi më i madh kibernetik në historinë e industrisë së kriptovalutave.
Platforma më e madhe e kriptovalutave në botë bëri të ditur se rreth gjysma e këtyre aseteve janë ngrirë, ndërsa një pjesë e konsiderueshme vazhdon të jetë në duart e hakerëve. Megjithatë, Binance premtoi se do t’i mbulojë të gjitha humbjet e shkaktuara nga ky incident.
Sipas verifikimeve fillestare, sulmi mund të ketë ndodhur përmes kompjuterit të një inxhinieri të kompanisë, i cili dyshohet se ishte komprometuar nga hakerët. Kjo u kishte mundësuar sulmuesve të kryenin tërheqje të paautorizuara të aseteve digjitale.
Lexo edheBinance rikuperon 90 për qind të 6.3 miliardë dollarëve të vjedhur
Dy kompani të specializuara në analizimin dhe gjurmimin e transaksioneve të kriptovalutave e kanë lidhur sulmin me një njësi hakerësh nga Koreja e Veriut, të njohur si TraderTraitor.
Më shumë për këtë
Vjedhja e 6,3 miliardë dollarëve në Binance, si e ndërtoi Kim Jong-un grupin më të frikshëm të hakerave në botë?Lajme · 11 orë më parë
Bitcoin bie nën 82 mijë dollarë, pasiguria në tregje godet kriptovalutatEkonomi · 1 javë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












