Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

A e ndihmoi VLEN Arkin Jahijin? Ja si përgjigjet Bujar Osmani

A e ndihmoi VLEN Arkin Jahijin? Ja si përgjigjet Bujar Osmani

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, e ka cilësuar si skandaloze kumtesën e sotme të VLEN-it, në të cilën thuhet se shoqëria ende nuk ka arritur të krijojë një model multietnik.

Osmani në emisionin “Debat në SHENJA”, kritikoi reagimet e liderëve të VLEN-it pas fitores së kandidatit shqiptar, Arkin Jashari, duke theksuar se ata nuk kishin bërë thirrje të qartë për mbështetjen e tij gjatë procesit zgjedhor.

“Kandidati i tyre ose kundërkandidati i Arkin Jasharit bëri një veprim të mirë natën kur shkoi në shtabin tonë dhe u përshëndet me kandidatin fitues. Ajo që vijoi më pas krijoi një konfuzion në deklaratat e liderëve të VLEN-it, se në asnjë moment nuk bënë thirrje për mbështetje të kandidatit shqiptar atje. Në fakt, krijuan konfuzion dhe thanë: le të fitojë më i miri, ose mos ta ngatërrojë etikën me etnikën, dhe të vijmë deri te kumtesa skandaloze e sotme e VLEN-it, e cila thotë se për fat të keq ende nuk kemi arritur që shoqëria jonë të krijojë modelin multietnik, sikur t’u kërkojnë falje shqiptarëve ose qytetarëve që ka fituar kandidati shqiptar”, deklaroi Osmani.

Më shumë për këtë

Sejdiu: Bërvenica dëshmoi se VLEN nuk ka tradhtuar shqiptarët, pa votat tona nuk do të fitonte Arkin JahijiMaqedoni · 59 minuta më parëImeri Stafai i kundërpërgjigjet Bujar Osmanit: VLEN-i orienton investimet drejt Kosovës dhe Shqipërisë, jo SerbisëMaqedoni · 3 orë më parëKasami uron Arkin Jahijin për mandatin e ri: Të punojë për të gjithë qytetarët e Bërvenicës, pa dallim etnie e partieMaqedoni · 9 orë më parë

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme